Festivali ndërkombëtar i artit

« Nën braza të kohës » është festivali i artit që zhvillohet më datën 7 korrik 2018 në Strellc të Komunës së Deçanit.

Një kullë karakteristike është objekti qendror rreth të cilit do të zhvillohen një seri aktivitetesh artistike. Festivali do të zhvillohet nga ora 18 deri në 24 kur sapo nis dita e re. Një seri tekstesh: poezi, pjesë dramatike, këngë dhe rrëfime tradicionale do të ekzekutohen nga aktorë ndërkombëtarë: shqiptarë, austriakë, sllovakë, gjermanë, italianë, etj. Rreth kullës, brenda saj dhe në kopshtin përreth do të shihen aksione të larmishme pamore dhe vokale. Kulla shqiptare bëhet kështu subjekti i festivalit. Ai do të nisë me procesin e thyerjes (demolimit) që i hap rrugë meremetimit të objektit. Ky proces fizik e zejtar do të frymëzojë shumë aktivitete në vijim, të ndërthurura mes artistëve pjesëmarrës.

Organizatorët kryesorë të tij, Andreas Pronegg e Alban Beqiraj do të ftojnë artistët e spektatorët në një gosti për të ndarë së bashku përvoja dhe shkëmbime.

Arkitektura e kullës dhe vendi i saj në identitetin dhe kulturën shqiptare janë tabani i këtij festivali. Në këtë mënyrë, tekstet që janë përzgjedhur për interpretim përfshijnë rrëfime kozmogonike, versione poetike tradicionale të krijimit të botës. Pikërisht kultura orale ka prioritet në materialet e përzgjedhura. Figuracioni në këto tekste përputhet pikërisht me aktin e shembjes dhe të rinovimit të vetë kullës.

Festivali është një aksion profesional që del dhe tejkalon skenën strikte dhe të kufizuar të teatrit. Ai bazohet në bashkëpunimin e artistëve në terren e hapësirë realë, të hapur. Kjo përbën dhe sfidën kryesore të festivalit.

Festivali bart përvojën e fortë të popullsisë gjatë periudhës koloniale para pavarësisë. Por këtu historia ngrihet e përdoret në nivel artistik. Aplikimi i saj nga artistë ndërkombëtarë çon në njohje më të gjerë të përvojës shqiptare. Në festival ajo përdoret dhe si frymëzues i përvojës artistike. Dhe krijon një ide ndryshe të zonës dhe vendit tonë, pikërisht duke u bërë skena e këtij aksioni shumë-planesh.

Andreas Pronegg, Alban Beqiraj, Behar Arllati, Idlir Azizaj, Katka Csanyiova, Lena Steinhuber, Sarah Plattner, Anna Seidl, Sandra Schildhauer, Mentor Berisha, Daniel Dlouhy, Luan Bajraktari, Arjola Demiri, Afrim Muçaj, Ermal Rexha, Daniela Markaj, Flamur Ahmeti, Shqipe Gashi, Rajmonda Ahmetaj, Bashkim Haziri

Të rëndësishme:
Adresa: Rruga « Adem Beqiraj », Nr 17, kodi 51000 Strellc i Ulët, Deçan, Kosovë. 
Itinerari: Magjistrale Pejë-Deçan, në kilometrin 12, fshati Strellc.

RADIO-BEITRAG von Sandra Schildhauer:

 

Teaser von UNTER DEM PFLUG DER ZEIT 2018 in Strellci/ Kosovo
Teaser One Take

Projekti u mbështet në 2018 nga: